Site icon Telegrafi

Universiteti i Prizrenit pa rektor, Senati kërkon nga Këshilli Drejtues zgjedhjen sa më të shpejtë të këtij problemi

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka reaguar lidhur me pezullimin e zgjedhjes së Rektorit nga Gjykata Themelore në Prizren.

Përmes një reagimi për media, UPZ-ja ka theksuar se Këshilli Drejtues ende nuk ka arritur të caktoj ushtruesin e detyrës së Rektorit.

“Senati i UPZ-së, shprehë shqetësimin për gjendjen e krijuar në UPZ dhe njëkohësisht kërkon me ngulm zbatimin e Ligjit dhe mënjanimin e tendencave për ndërhyrje në vendimet e organeve qeverisëse të UPZ-së. Kërkojmë që të gjinden rrugë ligjore dhe akademike për emërimin e ushtruesit të detyrës së Rektorit”, thuhet në reagimin e UPZ-së.

Më tej Senati i UPZ-së, ka kërkuar që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejt, dhe se zgjedhja e ushtruesit të detyrës të Rektorit të bëhet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version