Një mjet me Inteligjencë Artificiale është zhvilluar për të parashikuar variantet e reja të viruseve përpara se ato të shfaqen.
Studiuesit në Universitetin e Oksfordit dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit pretendojnë se modeli mund të kishte parashikuar mutacione të virusit Covid-19 gjatë pandemisë, transmeton Telegrafi.
Ata shpresojnë se modeli, i quajtur EVEscape, do të ndihmojë në hartimin e vaksinave duke studiuar se si viruset pësojnë mutacion në përgjigje të sistemit imunitar të njeriut.
Universiteti i Oksfordit tha se teknologjia po “parashikonte të ardhmen”.
Gjatë pandemisë së COVID-19, valët e infektimit u nxitën nga variante të ndryshme të virusit që kishin pësuar ndryshime të shumta gjenetike.
Këto mutacione mund të ndryshojnë sjelljen e virusit, duke e bërë atë të përhapet më shpejt ose duke e bërë më të vështirë që sistemi jonë imunitar që ta njohë dhe ta luftojë. /Telegrafi/