Telegrafi

Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup reagon për shkak të mospërfilljes së kërkesës për vaksinim të stafit akademik dhe administrativ

Rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ka reaguar për shkak, të mospërfilljes të kërkesës së tyre për vaksinim prioritar që do të mundësonte fillimin e papengueshëm të vitit të ri akademik 2021/2022.

“Stafi Akademik dhe Administrativ i UNT-së u indinjua tej mase pas informacioneve se disa universitete në mënyrë të organizuar kanë marrë dozën e dytë të vaksinës në mbrojtje të virusit Covid 19. Për këtë arsye Rektorati është i detyruar që edhe publikisht të shpreh pakënaqësinë e vet dhe të kërkojë realizimin e organizuar të vaksinimit”, thuhet në reagimin e UNT-së.

Ata shtojnë se vetëm realizimi me kohë i vaksinimit për punëtorët e UNT-së si edhe të universiteteve tjera, do të siguronte fillimin në kohë dhe mbarëvajtjen aktiviteteve akademike në fillim të semestrit dimëror./Telegrafi/