Telegrafi

Universiteti ku studion mbeti pa energji, studentja kineze me çdo kusht vazhdoi me leximin – vendosi dritën fluoreshente në kokë

Një studente kineze është bërë simbol i përkushtimit dhe punës së palodhshme, pasi u filmua duke tentuar të mësojë pasi kishte vendosur një dritë fluoreshente në kokë, në mungesë të energjisë elektrike në universitet.

Vajza e paemëruar është bërë virale me videon e publikuar në Weibo, versioni kinez i Twitter, e gjithçka ndodhi në ambientet e universitetit në provincën kineze Hebei, transmeton Telegrafi.

Studentja e përkushtuar shihet duke lexuar me ndihmën e dritës fluoreshente që e kishte vendosur në kokë – përkatësisht e kishte lidhur në flokë.

Ajo u detyrua të ndërmerr veprime “ekstreme”, në mungesë të energjisë elektrike brenda ambienteve të universitetit. /Telegrafi/