Telegrafi

Universiteti i Tetovës nderon dëshmorin Abdylselam Emini (Foto)

Fillimisht rektori Ameti ka vizituar familjen e Abdylselamit, që më pastaj, i shoqëruar edhe nga djali i Abdylselamit, Besir Emini, të vendosë lule në vendin ku është ngritur busti i dëshmorit.

Nga një lule vendosën edhe profesorët, dekanët dhe administrata. Më pastaj fjalë rasti mbajti Selam Sulejmani, zëdhënës i UT-së.

Një kurorë me lule u vendos te busti i dëshmorit nga ana e dy ish-anëtarëve të ish-Unionit të Studentëve Shqiptarë në Maqedoni (USSHM), union i cili përgatiti projektin dhe arriti që ta jetësojë atë, duke ngritur bustin e Abdylselam Eminit.

Ndryshe, Abdylselam Emini u vra gjatë përleshjeve me forcat policore në vitin 1995 në po të njëjtën ditë, në mbrojtje të objektit të universitetit, një ditë pas fillimit të ligjëratave të para në UT. /Telegrafi/