Site icon Telegrafi

Universiteti i Harvardit ofron mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele

Universiteti i Harvardit do të ofrojë mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele, për vitin akademik 2022-2023.

Gjuha shqipe u fut si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit para dy muajve.

Lexo po ashtu Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit

E ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konsiderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko.

Ndërsa sot, në këtë universitet studiojnë mijëra studentë nga e gjithë bota në studimet themelore, master e doktoratë.

Aktualisht, Harvardi bën pjesë në një nga tetë universitetet prestigjioze të Ivy Leauge. /Telegrafi/

Exit mobile version