Pas një takimi me stafin akademik, administrativ dhe Kryesinë e Parlamentit Studentor, është marrë vendim që nga sot të shtyhen të gjitha aktivitetet akademike.
Në këtë takim, rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka njoftuar në lidhje me pezullimin e programeve në këtë Universitet nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
Sipas komunikatës për media, grevën e përgjithshme e kanë mbështetur i gjithë stafi akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Me këtë rast Universteti “Kadri Zeka”, ka formuar edhe Këshillin Grevist.
“UKZ shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/