Site icon Telegrafi

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë organizon Ditët e hapura

Në kampusin në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë sot për të 12 herë me radhë mbahen Ditët e hapura të këtij institucioni për arsim të lartë. Sipas rektorit Zamir Dika, ideja është marrë nga partnerët amerikan të Universitetit dhe ka për qëllim të paraqesë ofertën e pesë fakulteteve për vitin e ardhshëm akadamik para maturantëve, profesorëve dhe prindërve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë mënyrë të gjithë në mënyrë direkte mund të njihen me standardet dhe mundësitë që i ofron UEJL. Si momente kryesore janë prezantimi i panairit për gjuhë që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar, për shkak se pa dallim të programit ose drejtimit ne angazhohemi për ligjërata, trajnime dhe aktivitete tjera në gjuhën angleze ose gjuhë tjetër të huaj”, tha mes tjerash Dika.

Ai theksoi se seanca e Senatit të Univeristetit është paraparë për 11 prill, pas së cilës do të shpallet edhe konkursi për pranim të studentëve të ri./Telegrafi/

Exit mobile version