Site icon Telegrafi

Universitetet në Maqedoni fillojnë mësimin online

Thuajse të gjitha universitetet tashmë po zhvillojnë në formën online procesin edukativo arsimor, për shkak të situatës së krijuar me virusin Korona. Në disa prej tyre, interesimi i studentëve është rreth 100 %. Rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti tha për Alsat se për momentin janë 495 lëndë të cilat janë riregjistruar në sesione të ndryshme në nivel të universitetit në formën online.

“Kemi pyetje të vazhdueshme, studentët janë shumë aktiv në këto ligjërata dhe bile t’ju them të drejtën ata mund të krijojnë edhe një shprehi që do ta kemi vështirë më pas ti kthejmë në kushte tradicionale dhe ti kthejmë në klasë të jenë prezent. Sigurisht, të rinjtë e parapëlqejnë formën e ligjëratave dhe leksioneve në sistemin online sepse ata janë më komod dhe konform në këtë aspekt. Pra, ka një interaktivitet të lartë nga na ana e studentëve, në disa lëndë pjesëmarrja e tyre është 55-60% por disa shkojnë edhe mbi 90 % që bile në kushte tradicionale nuk janë aq prezent”, deklaroi Abdulmenaf Bexheti, rektor I UEJL

Ngjashëm është edhe në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Rektori Nikolla Jankullovski tha se tashmë po shqyrtojnë mundësinë për të gjetur formë dhe model për provimet.

“Vëmendje të posaçme po i kushtojmë provimeve që faktikisht paraqesin sfide më të madhe për të gjetur një zgjidhje më të drejte. Për momentin mësimi po zhvillohet pa pengesa, çdo fakultet po e zhvillon mësimi në bazë të specifikave të tyre. Pyetjet më të shumta të studentëve kanë të bëjnë me mënyrën e realizimit të provimeve. Ne I paralajmëruam studentët se shumë shpejt do të kemi modele dhe mënyra se si do të realizohen provimet në rrugën elektronike”, tha Nikolla Jankullovski, rektor i USHKM.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se dikasteri i tij tashmë ka përgatitur tre propozim dekrete që do t’i dorëzohen Qeverisë që kanë të bëjnë më mësimin nga distanca. Bëhet fjalë për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.

“Mjete të komunikimit elektronik të cilat ne I propozojmë nëpërmjet këtyre propozim dekreteve mund të jenë platformat video konferenciale, postat elektronike apo sistemet tjera të komunikimit elektronik me çka do të mundësojnë mbarëvajtjen e procesit arsimor në përputhje me atë pjesë të programeve mësimore apo me atë pjesë të programeve studimore që kanë mbetur pa u realizuar në këtë proces. Unë mendoj se viti shkollor do të përmbyllet në mënyrën e suksesshme”, pohoi Arbër Ademi, ministër I Arsimit dhe Shkencës

Kur bëhet fjalë për fëmijët që nuk kanë qasje në internet dhe që jetojë në zonat vështirë të depërtueshme, ministri Ademi tha se në bazë të informacioneve të siguruar, i gjithë territori I vendit është I mbuluar me internet./Alsat/

Exit mobile version