Site icon Telegrafi

Universitetet e Maqedonisë u njohën me propozim-ligjin e ri të arsimit të lartë

Rektorët e universiteteve në Maqedoni e kanë marrë propozim-ligjin e ri për arsim të lartë në nënshkrimin e deklaratës për ”Universitete pa korrupsion”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimi di të vihet edhe në diskutim publik për sugjerime për ndryshime në drejtim të përmirësimit të tij.

Sipas ministres, Renata Deskoska, propozimi parasheh më shumë mekanizma për luftë kundër korrupsionit, siç janë transparenca në vendimmarrje në universitete, shpërndarje e pushtetit, pjesëmarrja e studentëve në vendimmarrje, departizimi, etj.

Deklarata u nënshkrua nga Universiteti Kirili dhe Metodi, Universiteti Klimenti i Ohrit, Universiteti Goce Dellçev, Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti Shën Apostol Pali, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti i Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version