Telegrafi

Universi paralel: Fotografitë qenieve të pabesueshme nga thellësitë e detit

Biologu i detit dhe fotograf nënujor Alexander Semenov ka krijuar serinë e fotografive të pabesueshme të cilën e ka quajtur “Hulumtimi i universit paralel”

Aleksandri, pos punës, me vite të tëra është marrë edhe me dizajnin 3D, dhe pastaj ka arritur në idenë që t’i bashkojë punën dhe pasionin.

Fotografitë e kafshëve, të bëra në thellësitë e Gjirit Kandalash, të cilat Alexandrit i janë dukur sikur i takojnë ndonjë universi tjetër, i ka kombinuar me fotografitë e gjithësisë.

Rezultati është mbresëlënës, transmeton Telegrafi.

Në një sipërfaqe të mbushur me yje, të gjitha detajet e qenieve nga thellësitë e detit kanë arritur në pah dhe na ofrojnë pamje në dukjen e tyre të magjishme.

Dhe, krahas fotografive, ai ka bërë edhe një film të shkurtër për hulumtimin e tij:

/Telegrafi/