Telegrafi

UNITETI do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shpalljen e zgjedhjeve

Partia politike UNITETI, njoftoi se përmes përfaqësuesit të saj, Zulfi Adili, nesër në orën 11, do të dorëzojë iniciativë tek Gjykata Kushtetuese për inicimin e procedurës së vlerësimit të kushtetuetshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përcejll Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë iniciativë sfidohet vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse pa balancuar njësitë zgjedhore, është shkelur neni 22 i kushtetutës, i cili garanton të drejta të barabarta të votimit. Me këtë vendim janë shkelur edhe normat e kodit zgjedhor, pra zgjedhjet janë anti-kushtetuese dhe të paligjshme”, thuhet në deklaratën e UNITETI-t./Telegrafi/