Telegrafi

Uniteti dënon sulmet terroriste në Stamboll

Partia Uniteti dënon ashpër sulmin terrorist në aeroportin e Stambollit mbrëmjen e djeshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Njëkohësisht shprehim ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave si dhe për tërë popullin e Turqisë.

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit jetë të pafajshme njerëzish padrejtësisht u shuan. Fjalët janë të pakta për të shprehur indinjatën për veprimet terroriste si ky i fundit . Të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh racën, kombin, besimin… duhet të bashkohemi kundër individëve apo grupeve që për qëllime të tyre po vrasin ëndrrën e fëmijës së pafajshëm” thuhet në komunikatën e kësaj partie./Telegrafi/