Telegrafi

“Unitet absolut” për vazhdimin e dialogut me Kosovën

“Në këto bisedime, Serbia hyn me besim dhe qëllim të qartë. Qëllimi është krijimi i bashkësisë së komunave”, ka thënë Gjuric, transmetojnë mediat serbe.

Takimi në fjalë i paraprin raundit të ardhshëm të bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet më 19 shkurt në Bruksel.

Serbia këmbëngul në platformën e saj për Kosovën, e cila parasheh status të autonomisë për komunat me shumicë serbe në veri.

Prishtina zyrtare ka kundërshtuar fuqishëm këtë dokument. /Telegrafi/