Telegrafi

Unitedit i rikthehen dy futbollistë kundër Stoke Cityt

Skuadra e Manchester United ka marrë lajme të mira nga lëndimet para ndeshjes së dielës ndaj Stoke Cityt.

Luke Shaw pritet të rikthehet në skuadër nëse e kalon edhe testin e fundit mjekësor para duelit.

Gjithashtu pritet rikthimi i Henrikh Mkhitaryan, i cili pritet të jetë gati fizikisht për duelin ndaj Stoket.

Kujtojmë se Djajtë e Kuq kanë triumfuar thellë kundër kampionit anglez Leicester Cityt, ndërsa mbrëmë triumfuan ndaj Zoryas në Ligën e Evropës. /Telegrafi/