Site icon Telegrafi

Unitedit i ofrohet mundësia e transferimit të Boatengut

Jerome Boateng (Getty Images)

Manchester Unitedi ka mundësi të nënshkruar me mbrojtësin gjerman të Bayern Munichut, Jerome Boateng.

Djajtë e Kuq janë në treg për një qendërmbrojtës para nisjes së sezonit të ri 2018/19.

Gjiganti anglez provoi të transferojë Harry Maguiren e Leicester Cityt, por ofertat deri në 70 milionë euro për të u refuzuar.

Lexo po ashtu Boateng dhe Vidal drejt largimit nga Bayern Munich

Sipas Daily Mail, klubit nga Old Trafford tani i është oferuar mundësia e transferimit të qendërmbrojtësit të Bayernit, Boateng.

Boateng dhe Lewandowski pritet të largohen nga Bayerni këtë verë (Getty Images)

Qendërmbrojtësi gjerman vlerësohet 50 milionë funte apo 57 milionë euro dhe kjo shifër nuk shihet si problem për skuadrën angleze.

Lexo po ashtu Bayern Munich e njofton Manchester Unitedin me çmimin e Boatengut

Skuadra e Jose Mourinhos është gjithashtu në garë për mbrojtësin e Barcelonës, Yerry Mina, pasi klubi do të tentojë të afrojë një profil të lartë deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Por, United tani mund të vendosë të lëvizë për Boateng, me Bayernin e hapur për shitjen e 29-vjeçarit gjerman, i cili më parë ka shprehur dëshirën për të kërkuar një sfidë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version