Mesfushori i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, do të jetë gati për ndeshjen me Liverpoolin që zhvillohet të hënën.
Djajtë e kuq do të udhëtojnë për në Anfield dhe humbja eventuale do t’i dërgonte tetë pikë prapa liderit Manchester City.
Jose Mourinho i ka kërkuar armenit që të mos tubohet për ndeshje kualifikuese që të jetë i gatshëm pas lëndimit.
Sipas Physio Room, anësori do të jetë i gatshëm për rikthim për ndeshjen në Anfield kundër ish trajnerit të tij Jurgen Klopp. /Telegrafi/