Site icon Telegrafi

Unitedi vëzhgoi nga afër Zaniolon

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo u vëzhgua nga Manchester United gjatë fitores 9-1 të Italisë ndaj Armenisë të hënën në mbrëmje.

Zaniolo shënoi dy herë për Azzurrët në Stadio Renzo Barbera dhe performanca e tij u vëzhgua nga emisarët nga klubi anglez.

Sipas gazetës italiane Il Messaggero, derisa Roma po diskuton për një veprim të përhershëm për Chris Smalling, një marrëveshje për 20-vjeçarin mund të nxitet në të njëjtat bisedime.

Lexo po ashtu Juventusi ka gati ofertën për yllin e Romës, Zaniolo

Zaniolo u bë golashënuesi më i ri nga Roma që shënon gola për kombëtaren, duke kapërcyer Daniele De Rossi.

Ndërkohë, faqja e internetit CIES, që vëzhgon vlerën e lojtarëve të futbollit në të gjithë globin, e kanë vlerësuar talentin italian në 79 milionë euro.

Sajti gjithashtu raporton se në pritje të një shitje në të ardhmen, Interi do të merrte një fitim prej 15 pë qind për çdo marrëveshje që Roma bën. /Telegrafi/

Exit mobile version