Site icon Telegrafi

Unitedi vazhdon me fitore, triumfon ndaj Tottenhamit në International Champions Cup

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup.

Skuadra e Ole Gunnar Solskajer ka marrë edhe fitoren e tretë me radhë gjatë përgatitjeve para-sezonale të verës, pasi më parë ka mposhtur Perth Gloryn dhe Interin.

Viktima e radhës për Djajtë e Kuq ishte rivali i tyre anglez, Tottenhami, të cilët i mposhtën me nga një gol në secilën pjesë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Spurs, por Unitedi ishin më praktik duke shënuar golin e vetëm me anë të Anthony Martial (20′), i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja klubet arritën të shënojnë nga një gol, ndërsa trajnerët provuan shumë lojtarë të rinj.

Tottenhami arriti të kthehet në lojë dhe të barazojë rezultat 1-1 në minutën e 65-të me anë të Lucas Moura.

Megjithatë, 18-vjeçari Angel Gomes (80′) shënoi për 2-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Në ndeshjen e radhës, Unitedi luan Milanit, ndërsa Tottenhami me Interin. /Telegrafi/

https://twitter.com/LastWordOnSpurs/status/1154375875871281153

https://twitter.com/_adilmanning_/status/1154379690989301760

 

 

Exit mobile version