Manchester Unitedi ka fituar ndaj Swanseas në Ligën Premier me rezultat 2-0 në Old Trafford.
Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar nga djelmoshat e Jose Mourinhos.
Goli i parë në takim u shënua nga Romelu Lukaku në minutën e pestë pas asistimit nga Alexis Sanchez.
Belgu lëshoi një rast të mirë në minutën e 11-të, por goli i dytë nuk u vonua pasi Sanzhez shënoi në minutën e 20-të.
Në pjesën e dytë Sanchez dhe Juan Mata kishin rast të thellon epërsinë, por nuk arritën.
Për mysafirët shans të mirë kishte Rammy Abraham në minutën e 59-të, por David de Gea bëri një pritje të mirë.
Pas kësaj fitore Unitedi renditet në vendin e dytë me 68 pikë (dy pikë më shumë se Liverpooli), kurse Swansea renditet në vendin e 13-të me 31 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Man Utd është kundër Manchester Cityt, ndërsa Swansa luan ndaj WBA-së. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=d4ZaMj5k8XI