Manchester Unitedi ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë 0-1 ndaj Burnleyt.
Ishte një lojë e mirë, me shanse nga të dy skuadrat.
Shansin më të mirë në pjesën e parë e kishte Ashley Young në minutën e 42-të, por gjuajti jashtë pak centimetra shtyllës së djathtë.
Goli i vetëm në takim u shënua nga Anthony Martial në minutën e 54 pas asistimit nga Romelu Lukaku.
Dy minuta më vonë vendasit u treguan të rrezikshëm nga gjuajta e lirë, Johann Gudmundsson, goditi shtyllën transversale.
Në vazhdim të dy anët kishin shanset e tyre, por nuk ishin edhe aq serioze.
Kjo është fitorja e tretë radhazi e Man Utd dhe Martial ka shënuar në të tre këto ndeshje nga një gol. Pas kësaj ecurie Djajtë e Kuq renditen në vendin e dytë me 53 pikë, kurse Burnley në pozitën e tetë me 34 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj Tottenhamit, kurse Burnley ndaj Newcastles. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GLwzuUxlUzA