Manchester Unitedi e ka informuar Romën për çmimin e kërkuar për shërbimet e mbrojtësit anglez, Chris Smalling.
Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi kohëve të fundit deklaroi interesin e tij për ta bërë huazimin e Smallingut, transferim të përhershëm.
Edhe drejtuesit e ekipit nga Old Trafford janë të gatshëm ta shesin 30-vjeçarin, por vetëm për çmimin e kërkuar.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, klubi i Serie A është gati të paguajë shifrën e transferimit e cila thuhet se është ‘jo më shumë se 18 milionë euro’.
Por, klubi kryeqytetas italian do të duhet të paguajë kontratën afatgjatë të Smallingut, e cila rrumbullakoset me shumën totale prej 40 milionë eurosh.
Kështu, çdo veprim për Smalling do të varet nga kualifikimi i tyre në Ligën e Kampionëve, i cili mund t’u sigurojë atyre një rritje të ardhurave për transferimet. /Telegrafi/