Thashethemet e transferimit të Jadon Sanchos te Manchester United thjesht nuk do të largohen deri në rinisjen e sezonit të ri.
Talenti anglez i Borussia Dortmundit është aktualisht njëri nga lojtarët më të kërkuar në planet pasi shkëlqeu në futbollin gjerman gjatë dy viteve të fundit.
Në 44 ndeshjet e Sanchos në të gjitha garat në sezonin 2019/20, 20-vjeçari shënoi 20 gola dhe asistoi po në aq gola, duke u bërë një emër shumë i kërkuar.
Këta numra janë ndër më të mirët në botë, kështu që nuk është për t’u habitur ta shohësh atë të lidhur me një rikthim në Ligën Premier dhe tek një nga klubet më të mëdha në planet si Manchester Unitedi.
Por, ndjekja e Djajve të Kuq për sulmuesin anësor thuhet se do të varet nga fakti se ku ata do të përfundojnë në tabelën e Ligës Premier këtë sezon.
Sipas gazetës gjermane Bild, Unitedi do të jenë në gjendje të paguajë plot 120 milionë euro që kërkohen për të nënshkruar Sanchon nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Në këtë moment, ky skenar është ende një mundësi e veçantë për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, por ka të ngjarë që ata do të duhet të fitojnë të tre ndeshjet e tyre të mbetura në ligë për të arritur vendin në katërshe.
United aktualisht është i pesti në tabelën pas Leicester Cityt falë goldallimit, ndërsa këto dy skuadra do të takohen mes vete në ndeshjen e fundit të sezonit. /Telegrafi/