Telegrafi

“Unitedi do të jetë klubi im i fundit në Evropë”

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger, më në fund ka folur për të ardhmen e tij te Djajtë e Kuq.

Gjermani ka thënë se nuk do të pranon kalimin te asnjë klub evropian në rast se largohet nga klubi anglez.

Lexo po ashtu Transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar në Ligën Premier (Foto)

“Unitedi do të jetë klubi im i fundit në Evropë, respekt për të tjerët por Man Utd ishin skuadra që më bindi të largohetm nga Bayern Munich”.

“Jam gati në rast se kanë nevojë për mua, kjo është e gjitha që mund të them për situatën aktuale”, ka thënë Schweinsteiger. /Telegrafi/