Manchester Unitedi po konsideron një transferim të mundshëm në afatin e janarit për mesfushorin me tipare sulmuese të Leicester City, James Maddison.
Djajtë e Kuq duan të përmirësojnë opsionet e tyre sulmuese nga mesfusha, pasi po i mungojnë lojtarët fantazist.
Ata e shohin Maddisonin e Leicester City si një lojtar që mund të sjellë krijimtarinë e nevojshme dhe rrezikun nga pjesa e kundërshtarit.
Sipas mediumit britanik The Evening Standard, ekipi i Ole Gunnar Solskjaer mund të bëjë një ofertë për Maddison në afatin e janarit.
Transferimi i 22-vjeçarit do t’i kushtonte Djajve të Kuq, veçanërisht pasi ata paguan 80 milionë funte për Harry Maguire gjatë verës.
Leicesteri nënshkroi me Maddison për 22.5 milionë nga Norwich, ndërsa tani kërkon së paku 40-50 milionë euro. /Telegrafi/