Manchester Unitedi po shikon me vëmendje dyshen e Tottenham Hotspur, Lucas Moura dhe Eric Dier, të cilët pëlqehen shumë.
Sipas mediumit Daily Star, Moura është shfaqur si një objektiv kryesor për trajnerin e Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, gjatë 12 muajve të fundit.
Moura bëri përshtypje në fazat e fundit të sezonit të kaluar, me het-trikun e tij kundër Ajaxit duke i ndihmuar Spurs të kapin finalen e Ligën së Kampionëve.
Ai është shpërblyer me një marrëveshje të re pesë-vjeçare në korrik, por besohet se është i irrituar nga mungesa e besimit të Pochettinos për të qenë titullar i rregullt.
Moura në pesë ndeshjet e këtij sezoni ose e ka filluar nga banka ose është zëvendësuar kur e ka nisur si titullar.
Dier është një tjetër lojtar i Spurs që United thuhet se e pëlqen dhe po mban shënime për rënien drastike në hierarkinë e zgjedhjeve në mesfushë.
25-vjeçari ishte më parë një nga emrat kryesor të skuadrës, por është zhvendosur në bankë nga Pochettino dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak. /Telegrafi/