Telegrafi

Unitedi synon një vend në Ligën e Kampionëve me fitore ndaj West Hamit, formacionet zyrtare

Manchester Unitedi dhe West Hami kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Çekanëve në takimin e vlefshëm për javën e 37-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Old Trafford nga ora 19:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë takim pas një forme shumë të lartë dhe synon fitoren e radhës për të kaluar në pozitën e tretë në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët synojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim për të siguruar mbetjen në Ligën Premier për së paku edhe një sezon.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet titullare.

Man Utd: De Gea; Fosu-Mensah, Lindlof, Maguire, Williams; Matic, Pogba; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; Martial;

West Ham: Fabianski; Johnson, Diop, Ogbonna, Cresswell; Rice, Soucek; Noble, Bowen, Fornals, Antonio.

/Telegrafi/