Manchester United është i sigurt se Tottenham Hotspur do ta ulë klauzolën e Christian Eriksenit dhe kështu po shpreson transferimin e tyre këtë verë.
Sipas mediumit britanik Evening London Standard, United është bindur se ata mund ta nënshkruajnë me Eriksenin për 80 ose 90 milionë euro këtë verë.
Eriksen shihet si një zëvendësues potencial për Paul Pogban, edhe pse Unitedi nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin francezi.
Por, nëse e bëjnë këtë, Erikseni i Tottenhamit është në radar dhe lojtari danez do të jetë në dispozicion për më pak se 90 milionë euro, besojnë drejtuesit e klubit nga Old Trafford.
Yllit të Spurs i kanë mbetur vetëm edhe 12 muaj në marrëveshjen e tij aktuale dhe klubi nga Veriu i Londrës është i lumtur ta shesë lojtarin këtë verë, për mos ta humbur me parametra zero në verën e ardhshme.
Reprezentuesi danez pëlqehet shumë edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madridi. /Telegrafi/