Telegrafi

Unitedi shënon në derbi (Video)

Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi kundër Manchester Cityt në derbin lokal që zhvillohet në kuadër të Kupës EFL.

Pas një angazhimi nga e majta, Ibrahimovic harkoi ulët në zonë dhe topi shkoi te Juan Mata.

Mesfushori spanjoll arriti që ta dërgonte topin brenda portës (54’).

Fituesi i derbit do të kualifikohet në çerekfinale të Kupës EFL. /Telegrafi/