Telegrafi

Unitedi i shënon edhe golin e dytë Cityt – tani me anë të Luke Shaw

Manchester United e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Manchester Cityt në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Goli i parë ishte shënuar në pjesën e parë nga Bruno Fernandes me anë të penalltisë.

Edhe pjesa e dytë filloi më mirë për Djajtë e Kuq, që realizuan për 2-0.

Ishte Luke Shaw që pranoi një asistim nga Marcus Rashford në minutën e 50-të, për të dyfishuar epërsinë.

Ky ishte goli i parë i mbrojtësit anglez në këtë sezon për Unitedin. /Telegrafi/