Telegrafi

Unitedi refuzon rikthimin e Ronaldos

Manchester Unitedi do të refuzojë mundësinë për ta rikthyer në klub Cristiano Ronaldon, nëse lojtari refuzon vazhdimin e kontratës me Real Madridin.

El Confidencial raportoi të mërkurën se Ronaldo është shumë afër të vazhdojë kontratën me Realin, ndërsa Don Balon sot ka raportuar se “Djajtë e Kuq” nuk do të rikthejnë portugezin.

Paris Saint-Germaini është lidhur me një transferim të tre herë fituesit të Topit të Artë, por Ronaldo nuk dëshiron të transferohet në një ligë të vogël, siç është ajo e Francës.

Unitedi është destinacioni i preferuar i Ronaldos në rast të largimit nga Madridi, por ish-klubi i tij ka shprehur rezervime për shkak të shumës që duhet të paguajë për 31-vjeçarin.