Site icon Telegrafi

Unitedi provon përsëri për Nainggolan, i ofron super-pagë  

Manchester United ka ofruar pagë të lartë prej 7.5 milionë eurove në vit mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan, për të bindur të transferohet në Angli.

Reprezentuesi  i Belgjikës ka qenë prej kohësh një objektiv për klubet e Ligës Premier, përfshirë Arsenalin dhe Chelsea, por tani Manchester United po ringjall përpjekjet e tyre për ta nënshkruar me atë.

Lexo po ashtu Unitedi afër transferimit 45 milionësh të yllit të Monacos

Sipas Il Tempo, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho i ka propozuar Nainggolanit një kontratë me vlerë 7.5 milion euro në vit, ku për këtë ka folur edhe vet belgu i cili ka qenë i paqartë në përgjigjet e tij duke lënë shumë dyshime.

“Ndoshta është e vërtetë, ndoshta nuk është”, ka thënë 29-vjeçari në detyrë ndërkombëtare kur u pyet për interesin e Manchester Unitedit.

“Tani për tani unë dua të shkoj me pushime, atëherë do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi Nainngolan.

Pavarësisht nga ky mesazh i paqartë, besohet se Nainggolan përsëri i hodhi poshtë dhe përsëriti se është i lumtur në kryeqytetin italian.

Lexo po ashtu Roma pranon ofertën, Manolas bëhet me skuadër të re

Drejtori i ri i sportiv i Giallorossëve, Monchi synon ta shpërblejë atë me një marrëveshje të re me vlerë pesë milionë euro në vit deri në qershor të 2021.

Roma nuk ka më nevojë të shesë, pasi ata kanë arkëtuar në 42 milionë plus bonuse prej tetë milionë eurove nga Liverpooli për Mohamed Salah, ndërsa Kostas Manolas dhe Leandro Paredes janë pranë transferimit në Zenit për një marrëveshje të përbashkët prej 65-70 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version