Telegrafi

Unitedi po mendon për shfuqizimin e kontratës së Alexis

Alexis Sanchez (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Qëndrimi Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi mund të marrë fund në këtë verë, duke qenë se Djajtë e Kuq po mendojnë për largimin e tij.

Kiliani ka dështuar ta tregojë vetën për 18 muaj që është në klub, andaj klubi nga Old Trafford shpreson ta transferojë diku tjetër në këtë verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alexis Sanchez

Sunday Times raporton skuadra angleze është e gatshme të heqë dorë nga lojtari edhe nëse e humb atë me parametra zero.

30-vjeçari është lojtari më i paguar te Unitedi me afro 505.000 funte (565.100 euro) pagë javore, ndërsa u transferua në Old Trafford në janarin vitin 2018 nga Arsenali.

Duke qenë se kontributi i tij në skuadër është shumë i vogël në krahasim me shpenzimet që i bën klubi për të, bordi është i interesuar që ta largojë së paku që të mos humbë miliona nga rroga e tij e madhe. /Telegrafi/