Site icon Telegrafi

Unitedi po insiston në transferimin e Vardyt

Erik ten Hag vazhdon të kërkojë një sulmues nga merkato. Pista Marko Aranautovic është anuluar dhe Manchester United po tenton të sigurojë shërbimet e Jamie Vardyt sipas raportimit të The Athletic.

35-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Leicester City, klub ku bën pjesë prej vitit 2012. Arritja e akordit nuk do të jetë shumë e thjeshtë, por trajneri po insiston për shërbimet e legjendës së “Dhelprave”.

Nëse nuk sigurohet sulmuesi i njohur anglez, United ka gati edhe dy alternativa të tjera: Alvaro Morata (Atletico Madrid) dhe Raul de Tomas (Espanyol).

Lexo po ashtu Jamie Vardy shihet nga Ten Hag si si zgjidhje për problemet e sulmuesit

Ndërkohë, United ka nxjerrë në shitje James Garner. 21-vjeçari i Anglisë U21 luan si qendërmesfushor dhe si shkatërrues, teksa dy klube janë të interesuara për shërbimet e tij.

Tottenham dhe Nottingham Forest po garojnë për shërbimet e lojtarit të talentuar. Drejtuesit e Manchester United kërkojnë 15-20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Por, për Vardyn thuhet se edhe Chelsea është e interesuar dhe mbetet të shihet se sa serioz janë dy gjigantët anglezë. /Telegrafi/

Exit mobile version