Manchester Unitedi po lufton me rivalët lokal të Manchester Cityt për mbrojtësin e Napolit, Kaloidou Koulibaly.
Mbojtësi i Senegalit pritet të largohet nga klubi italian në afatin kalimtar veror.
Shumë media italiane raportojnë se mbrojtësi i ka bërë të qartë dëshirën e tij presidentit të klubit Aurelio De Laurentiis.
Napoli është i vendosur të lejojë mbrojtësin e tyre të largohet nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme.
Dy klubet angleze, Unitedi dhe City janë të interesuar të sigurojnë firmën e tij, ndërsa në verë do të ketë derbi ndaj tyre.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, United ka lëvizur përpara Cityt në garën për të nënshkruar me Koulibaly.
Paris-Saint Germain gjithashtu pritet të sigurojë konkurrencë për shërbimet e tij me raporte që sugjerojnë se Koulibaly tashmë ka blerë një pronë në Paris. /Telegrafi/