Site icon Telegrafi

Unitedi ofron 95 milionë për Koulibalyn, por nuk bindet Napoli

Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi raportohet se ka bërë një ofertë prej 95 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, por klubi italian dëshiron më shumë se 100 milionë euro.

Djajtë e Kuq synojnë të bëjnë revolucion në skuadër këtë verë dhe përveç largimit të 10 deri në 15 futbollistëve, ata kanë etiketuar edhe përforcimet e mundshme.

Sipas Corriere dello Sport, Unitedi e ka bërë Koulibaly si objektiv kryesor dhe janë të gatshëm të ofrojnë 95 milion euro për nënshkrimin e tij, pasi duket sikur ata kanë humbur talentin e Ajaxin, Matthijs de Ligt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Koulibalyt

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka deklaruar në të kaluarën se do të pranonte vetëm një ofertë të madhe për t’u ndarë me 27-vjeçarin.

De Laurentiis thuhet se kërkon më shumë se 100 milionë euro për ta konsideruar shitjen e yllit të tij të mbrojtjes.

Mbrojtësi ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh që bëhet aktive verën e ardhshme, ndërsa Paris Saint-Germain gjithashtu janë lidhur kohëve të fundit me një lëvizje për ish-lojtarin e Metzit. /Telegrafi/

Exit mobile version