Manchester Unitedi duhet të presë deri në verë për ta transferuar Kalidou Koulibalyn nga Napoli – raporton ESPN.
Djajtë e Kuq kanë shpresuar ta transferojnë qendërmbrojtësin gjatë afatit të janarit, mirëpo klubi italian ka refuzuar të hyjë në bisedime për senegalezin.
Nga ana tjetër, 27-vjeçarit i pëlqen ideja që të luajë në Old Trafford dhe në Ligën Premier.
Megjithatë, transferimi nuk do të ndodhë, së paku gjatë këtij afati kalimtar, prandaj duhet pritur afati veror për të shikuar se si do të rrjedhin gjërat.
Në ndërkohë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer duhet të shqyrtojë opsione të tjera për fazën e mbrojtjes.
Milan Skriniar (Inter), Alessio Romagnoli (Milan) dhe Harry Maguire (Leicester City) janë alternativat tjera që po i monitoron Unitedi.
Djajtë e Kuq janë në një periudhë të suksesshme prej se e shkarkuan Jose Mourinhon dhe në vend të tij u angazhua Solskjaer. Prandaj, duan ta përforcojnë skuadrën për vazhdimin e sezonit. /Telegrafi/