Manchester Unitedi nuk e ka në plan të heqë dorë nga përpjekjet për transferimin e futbollistit anglez, Jadon Sancho.
Në muajt e fundit, anësori i Borussia Dortmundit është lidhur vazhdimisht me një kalim në Old Trafford, mirëpo diçka e tillë akoma nuk është jetësuar.
Vet lojtari dëshiron ta veshë fanellën e Unitedit, mirëpo problemi qëndron në aspektin financiar dhe mosarritjen e marrëveshjes mes klubeve.
Sipas The Sun, klubi anglez është i përgatitur që t’i rifillojë bisedimet me BVB në fillim të vitit të kaluar, ashtu që do të tentojë ta transferojë në afatin kalimtar dimëror.
Dortmundi ka kërkuar 120 milionë euro për Sanchon gjatë verës, gjë që Unitedi nuk ka mundur t’i paguajë si pasojë e krizës financiare të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/