Mbrojtësi anglez, Harry Maguire, vazhdon të mbetet një prej objektivave të Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.
Djajtë e Kuq kërkon ta lërë pas krahëve sezonin negativ dhe të nisë të ndërtojë një skuadër që do të ketë më shumë sukses duke nisur nga edicioni tjetër.
Mbrojtja është reparti ku pritet të ketë investime më të mëdha nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk është i kënaqur me punën që kanë bërë qendërmbrojtësit e tij deri më tani.
Objektivi i madh i Djajve të Kuq është mbrojtësi i Leicester Cityt, të cilin Unitedi kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë afatit kalimtar veror, por që klubi nuk e lejoi largimin e tij.
ESPN raporton që Leicesteri kërkon 80 milionë funte (93 milionë euro) për 26-vjeçarin, por klubi anglez do të mundohet ta ulë çmimin, pasi mbetja jashtë Ligës së Kampionëve, ua pamundëson atyre të shpenzojnë shifra të mëdha parash.