Telegrafi

Unitedi në sfidën kthyese gjysmëfinale të EFL Cup ndaj Nottinghamit – formacionet zyrtare

Manchester Unitedi është nikoqir i Nottingham Forestit në Old Trafford për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të EFL Cup (të njohur si Carabao Cup).

Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 3-0 sfidën e parë në City Ground, ashtu që janë favoritë për të vazhduar në finale.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Steve Cooper kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: Heaton; Wan-Bissaka, Martinez, Varane, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Bruno Fernandes, Garnacho; Weghorst.

Formacioni startues i Nottingham Forestit: Hennessey; Williams, McKenna, Boly, Renan Lodi; Mangala, Lingard, Freuler; Scarpa; Johnson, Surridge.


Skuadra që kualifikohet, në finale do të përballet me Newcastle Unitedin më 26 shkurt në Wembley. /Telegrafi/