Site icon Telegrafi

Unitedi ndryshon qëndrim për të ardhmen e Ronaldos

Cristiano Ronaldo është kthyer në Mançester dhe pritet të zhvillojë bisedime për të ardhmen e tij me trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag të martën (sot).

Portugezi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar të hënën pasi humbi turneun parasezonal të klubit në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare, me shpjegimin e pranuar nga klubi.

Ten Hag pranoi se ishte i paqartë për situatën përpara turneut – por 37-vjeçari tani do të fillojë të stërvitet me klubin dhe bisedimet me Ten Hag do të fillojnë gjithashtu në stërvitjen e United në Carrington.

Lexo po ashtu Ronaldo tashmë ka gjetur "klubin e preferuar" që dëshiron t'i bashkohet në këtë afat

Qëndrimi i klubit në lidhje me të ardhmen e Ronaldos ka ndryshuar: United janë të gatshëm tani të dëgjojnë ofertat për Ronaldon këtë verë, raporton Sky Sports News, por qëndrimi publik i klubit mbetet se ai nuk është në shitje.

Erik ten Hag jep opinionin e tij të fundit për situatën aktuale të Cristiano Ronaldos në Manchester United dhe gjithashtu zbulon dëshirën e tij që klubi të nënshkruajë një sulmues të ri.

Strategu deklaroi në Bangkok se Ronaldo, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij me United, është në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe pret që ai të qëndrojë në klub.

Lexo po ashtu Ronaldo kthehet në Mançester që të bisedojë për të ardhmen e tij, do të ketë një takim të veçantë me Ten Hag

“Ne po planifikojmë që në sezonin e ri ta kemi edhe Cristiano Ronaldon dhe kaq. Mezi pres të punoj me të. Cristiano nuk është në shitje. Ai është në planet tona dhe duam sukses së bashku”, potencoi holandezi.

“Ai nuk është me ne dhe është për shkak të çështjeve personale. Kam folur me të para se të dilte kjo çështje”.

“Kam pasur një bisedë me të dhe kam pasur një bisedë të mirë. Kjo është mes meje dhe Cristianos. Ajo që mund të konfirmoj është se kemi pasur një bisedë shumë të mirë së bashku”, ka shtuar m’ tej Ten Hag. /Telegrafi/

Exit mobile version