Manchester Unitedi është duke planifikuar ta kontaktojë Atletico Madridin për portierin Jan Oblak – raporton ESPN.
E ardhmja e David de Geas vazhdon të jetë e dyshimtë, prandaj Djajtë e Kuq janë duke i shqyrtuar edhe opsionet tjera.
Portieri kryesor i Unitedit nuk e ka rinovuar kontratën, në ndërkohë ka nisur t’i bëjë edhe disa gabime që nuk kanë qen karakteristikë e tij.
Nëse ai refuzon ta nënshkruajë kontratën e re, atëherë klubi anglez është gati që të bëjë ofertë për Oblak.
Portieri i Atletico Madridit ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ashtu që Djajtë e Kuq mund ta aktivizojnë atë. /Telegrafi/