Telegrafi

Unitedi mund ta transferojë Bruno Fernandesin në javën që vjen

Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Bordi i Manchester Unitedit ka mbajtur takime të tjera në lidhje me transferimin e Bruno Fernandesit nga Sporting Lisbona.

Fillimisht ishte raportuar se Djajtë e Kuq nuk duan të bëjnë ofertë për mesfushorin, mirëpo tash, gazetari sportiv Tancredi Palmeri bën të ditur se përfaqësuesve të klubit iu është dhënë drita e gjelbër që të tentojnë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bruno Fernandes

Sipas njoftimit, Unitedi do të tentojë që gjatë javës së ardhshme të arrijë marrëveshje për futbollistin 24-vjeçar.

Fernandes është mesfushor portugez, i cili ka kaluar nëpër akademi të ndryshme si fëmijë, për të përfunduar te Novara, ku edhe e nisi karrierën profesionale.

Para se të transferohej te Sportingu, ai ka luajtur në Itali, te Udinese dhe Sampdoria. /Telegrafi/