Manchester Unitedi ka dalë fitues në kryendeshjen e javës së tretë në Ligën Premier kundër Liverpoolit (2-1) që u zhvillua në Old Trafford.
Djajtë e Kuq ishin më konkretë në gjysmën e parë, përkundër angazhimit të madh të Redsave, ashtu që kaluan të parët në epërsi.
Jadon Sancho pranoi një top nga Anthony Elanga në qendër, e nxori nga loja mbrojtësin kundërshtar dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (16’).
Vendasit shkuan në pushim me epërsi prej një goli dhe ishin sërish ata që shënuan të parët edhe në gjysmën e dytë.
Anthony Martial e nxori në rast të mirë Marcus Rashfordin, i cili u tregua i saktë (53’). Për një kohë pati dyshime për pozitë jashtë loje, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari Michael Oliver konfirmoi se goli ishte i rregullt.
Sulmuesi anglez pati dy raste tjera të mira në vijim që do ta vulosnin fitoren, mirëpo nuk arriti t’i konkretizojë.
Për ta bërë dramatike ndeshjen në minutat e fundit, ishte goli i Mohamed Salah (81’). Derisa De Gea e mbrojti goditjen e Fabio Carvalhos, egjiptiani realizoi me kokë.
Skuadra e Erik ten Hag arriti ta mbrojë rezultatin deri në fund për të arkëtuar pikë të plota ndaj rivalit kryesor.
Kjo ishte fitorja e parë e Manchester Unitedit pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, ndërsa për Liverpoolin ishte humbja e parë pas dy barazime të njëpasnjëshme. /Telegrafi/
El golazo que hizo Jadon Sancho…
https://t.co/e10AIKnwZ3— Fútbol Vertical (@futbol_vertical) August 22, 2022
https://twitter.com/KlipEleven/status/1561809909519626241?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1561809909519626241%7Ctwgr%5E1c21e83401ffbad5613d488bc051bdf2d2a80352%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fepersi-e-dyfishte-per-unitedin-ndaj-liverpoolit-realizon-rashford%2F
¡LIVERPOOL SE METE EN PARTIDO! 😳⚽️
Los 'Reds' le hace pagar la pasividad defensiva al Manchester United y descuenta en el marcador a través de Mohamed Salah. Se avecinan 10 minutos restantes a puro vértigo, en Old Trafford.
MU 2 – 1 LIVhttps://t.co/RFhz1QOiqB
— Junior Castillo Fuentes (@Jrcastillof9) August 22, 2022