Cesc Fabregas ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit, pasi është i preferuar i trajnerit portugez, Jose Mourinho.
Milani është skuadra që është dalë hapur rreth preferencave të tyre për të transferuar në verë mesfushorin spanjoll, Fabregas.
Skuadra e madhe italiane po mendon t’i ofrojë Chelseat një shumë prej 27 milionë funteve për shërbimet e spanjollit, por futbollisti e ka përsëritur disa herë preferencën e tij që të qëndrojë në Stamford Bridge.
Edhe menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është gjithashtu duke i mbajtur sytë në situatën e Fabregasit dhe në rast se Chelsea pajtohen për të shitur spanjollin, përcjell Telegrafi.
Mourinho njihet si një fans i madh i spanjollit, pasi ishte ai i cili e rikthye në Ligën Premier, duke e transferuar nga Barcelona, dhe kështu do ta konsideroj një ofertë në drejtim të Chelseat për lojtarin.
Megjithatë, ‘Blutë’ besohet se do ta refuzojnë një ofertë nga ‘Djajtë’ për Fabregasin, ashtu sikurse bën verës për dyshen tjetër të mesfushës, Nemanja Matic dhe Willian.
Ndryshe, Fabregas shënoi një gol dhe bëri një asistim në lojën e tij të 300 të Ligën Premier në fundjavë dhe tregoi edhe një herë potencialin e tij, duke i treguar trajnerit Antonio Conte që nuk është një futbollist stoli. /Telegrafi/