Telegrafi

Unitedi luan ndaj Fulhamit për një vend në gjysmëfinale – formacionet zyrtare

Në Old Trafford zhvillohet ndeshja çerekfinale e Kupës FA ndërmjet Manchester Unitedit dhe Fulhamit.

Djajtë e Kuq eliminuan West ham Unitedin në të tetën e finales, derisa skuadra nga Craven Cottage u tregua më e fortë se Leeds United.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Marco Silva i kanë zgjedhur lojtarët që do të inkuadrohen nga minuta e parë.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Martinez, Shaw; McTominay, Sabitzer; Sancho, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.

Formacioni startues i Fulhamit: Leno; Tete, Diop, Ream, Robinson; Palhinha, Reed; Willian, Andreas Pereira, De Cordova-Reid; Mitrovic.


/Telegrafi/