Erik ten Hag e ka dënuar Cristiano Ronaldon duke e lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e të shtunës ndaj Chelseat.
“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjese skuadrës së Manchester Unitedit për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Chelseat. Pjesa tjetër e ekipit është tërësisht e fokusuar në përgatitjet për atë takim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Djajve të Kuq.
Vendimi vjen pasi 37-vjeçari u largua drejt tunelit pa pëfudnuar sfida e të mërkurës ndaj Tottenham Hotspur.
Superylli portugez ishte një zëvendësues i papërdorur në Old Trafford dhe nuk i pëlqeu të qëndronte gjatë gjithë kohës në bankën rezervë.
Prandaj, disa minuta pa përfunduar ndeshja, Cristiano u pa duke shkuar drejt zhveshtores i revoltuar me zgjedhjet e trajnerit. /Telegrafi/