Manchester Unitedi ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Brightonit në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehet fitores në kampionat dhe janë ngjitur për disa pozita në tabelë pas triumfit ndaj Brightonit në Old Trafford.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.
Ishte Andreas Pereira (17′), i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Davy Propper (19′) shënoi në golin e tij pas një rrëmuje në zonë duke e quar epërsinë e Unitedit në 2-0.
All good for #MUFC at the break! 🙌#MUNBHA
— Manchester United (@ManUtd) November 10, 2019
Në pjesën e dytë, përsëri Unitedi kishte diçka më shumë nga loja, por të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
Goli i parë në këtë pjesë u shënua nga mysafirët të cilët me anë të Lewis Dunk (64′) ngushtuan epërsinë në 2-1.
Megjithatë, Djajtë nuk i lanë aspak hapësira befasisë duke shënuar edhe golin e tretë me anë të Marcus Rashford (66′), i cili shënoi për 3-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e shtatë me 16 pikë, ndërsa Brightoni renditet i 11-ti me 15 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq udhëtojnë te Sheffield Unitedi, ndërsa Brightoni e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_ManUtd/status/1193545038858293248
https://twitter.com/D9INE_ManUtd/status/1193545446343364608
From Rashford to #MUFC
Man Utd vs Brighton 3-1https://t.co/LZdDpWrvxO#MUNBHA— Romeltea (@romel_tea) November 10, 2019