Site icon Telegrafi

Unitedi i kthehet fitoreve, rikthim ëndrrash ndaj Newcastles

Festa e Jose Mourinhos te goli i dyte e Man Utd ndaj Newcastle Unitedit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi i është kthyer fitoreve në Ligën Premier duke fituar në Old Trafford ndaj Newcastles me rezultat 3-2.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë dhe në fund fitorja e shumë pritur ndodhi.

Ndeshja filloi me dy gola të shpejtë nga mysafirët, ishte Kenedy që shënoi i pari në minutën e shtatë, kurse Yoshinori Muto në minutën e 10-të.

Festa e Yoshinori Mutos te goli i tij në Old Trafford ndaj Unitedit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Muto ishte shumë afër të shënojë edhe golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 35-të, por David de Gea bëri një pritje fantastike dhe pjesa e përfundoi me rezultat 0-2.

Paul Pobga rrezikoi portën kundërshtare seriozisht në minutën e 51-të, por Martin Dubravka bëri një pritje të mirë. Në vazhdim Unitedi rrezikoi edhe me Nemanja Matic dhe Marcus Rashford, por dyshja nuk arritën të shënojnë.

Momenti kur Juan Mata ngriti të gjithë në këmbë me golin e tij të bukur (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ishte Juan Mata që shënoi golin e parë të Man Utd në këtë takim, spanjolli shënoi mjeshtërisht nga gjuajta e lirë në minutën e 70-të.

Të motivuar nga kjo vendasit shënuan me anë të Martial gjashtë minuta më vonë pas asistimit të bukur nga Pogba.

Anthony Martial gjatë një dueli me Mohamed Diame e Newcastle United (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në minutat e mbetur skuadra e Jose Mourinhos bëri gjithçka për fitore dhe ia arriti, ishte Alexis Sanchez që shënoi në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore Unitedi ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, kurse Newcastle vazhdon në pozitën e 19-të me vetëm dy pikë. Ndeshja e ardhshme e Man Utd është kundër Chelseat, ndërsa Newcastle luan ndaj Brightonit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tJqvYV64u4U

Exit mobile version