Telegrafi

Unitedi kishte 61 lëndime në këtë sezon – më shumë se çdo skuadër tjetër në Ligën Premier

Alexis Sanchez (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Manchester United kishte një sezon për t’u harruar. Duket një kohë e gjatë që kur është shkarkuar Jose Mourinho nga Djajtë e Kuq, por sezoni 2018/19 e mori rrugën e keqe shkaku i tij.

Pas një forme të dobët, trajneri portugez u shkarkua në dhjetor, për t’u zëvendësuar nga Ole Gunnar Solskajer, që kishte shumë punë për të bërë.

Trajneri norvegjez arriti që ta dërgonte në 11 ndeshje pa humbje Manchester Unitedin, që i solli atij kontratën permanente, por edhe shumë stres.

Që kur Solskjaer e mori kontratën afatgjate te Djajtë e Kuq, rezultate filluan të bijën dukshëm, duke mos arritur në fund që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Shaku i kësaj forme të dobët, duket se janë lëndimet e shpeshta që kanë pësuar lojtarët kryesor, e që i kanë prirë listës së lëndimeve në Ligën Premier.

Manchester United është skuadra me më së shumti lëndime, në total prej 61 lëndimesh brenda sezonit 2018/2019, me 1392 ditë të humbura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Pas tyre renditen Tottenham me 42 lëndime dhe 1140 ditë të humbura, Liverpool me 37 lëndime, 801 ditë të humbura, ndërsa më së paku kishte Watfordi me 33 lëndime, 853 ditë të humbura. /Telegrafi/